Merret vendimi: Më 28 nëntor, pushim në Kosovë

- Advertisement -

Të gjitha institucionet publike në Kosovë do të jenë në pushim më 28 nëntor (e hënë).

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së