Merret vendimi: Lajm jo i mirë që i prek direkt edhe nxënësit e mësimdhënësit

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë sot në një konferencë për media se shërbime jetike të kryeqytetit që përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi, ndihmë sociale janë në prag të ndërprerjes të hënën.

- paragrafi 1 -

Rama ka thënë se sapo ka përfunduar takimin me përfaqësues të transportit urban dhe të shoqatës së transportuesve të sektorit privat të cilat kanë njoftuar se nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për funksione elementare të kryeqytetit tonë, për mirëqenien e fëmijëve tanë, të moshuarve dhe familjeve tona. Për mbi një vit kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit”.

“As një kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është bllokuar për çështje krejtësisht politikë. 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin”.

“Për këtë arsye kam lajmëruar që kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati dhe zyrtarëve përgjegjës për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar edhe kryeministrit në detyrë dhe presidentes dhe kemi kërkuar shqyrtim urgjent edhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.