Merret vendimi: Kjo komunë ndalon grumbullimin e parave për blerjen e dhuratave për mësuesit për 7 Mars

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka marrë vendim që të ndalohet grumbullimi i të hollave nga grupet e prindërve për blerje të dhuratave për mësimdhënësi, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtoratit të Arsimit në Gjilan thotë se për ta bërë dhuratën më ideale dhe të veçantë për mësuesin, për nder të 7 Marsit, do ishte më e pëlqyeshme që prindërit dhe nxënësit të punojnë kartolina 📝🧧punë dore me mbishkrimet më të mira dhe falënderuese ndaj mësuesit.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Këtë shkresë po e nisi në lidhje me dhuratat e festave të ditëve të veçanta, 7 & 8 Mars-it.

Të nderuar Drejtorë,

- Advertisement -

Fillimisht uroj të jeni të gjithë mirë me shëndet.

Këtë shkresë po e nisi në lidhje me dhuratat e festave të ditëve të veçanta, 7 & 8 Mars-it.

Këto data konsideroj se janë shumë të rëndësishme, sepse 7 Marsi është dita e mësuesit dhe 8 Marsi dita e gruas. Ne të gjithë e dijmë që mësuesi është prindi i dytë për nxënësin dhe vlerën e tij e njohin shumë mirë nxënësit dhe prindërit e tyre, e kështu shpesh herë prindërit duke blerë dhurata të shtrenjta mundohen që ta shprehin respektin dhe mirënjohjen ndaj mësuesit, edhe pse mësuesi këtë nuk e kërkon.

Për ta bërë dhuratën më ideale dhe të veçantë për mësuesin, për nder të 7 Marsit, do ishte më e pëlqyeshme që prindërit dhe nxënësit të punojnë kartolina 📝🧧punë dore me mbishkrimet më të mira dhe falënderuese ndaj mësuesit. Secili nxënës të punoj kartolinën më të mirë për mësuesin e tij. Festën mund ta bëjnë edhe më kreative dhe emocionale kur kartolinat lexohen në prezencën e nxënësve.

Përveq kartolinave, nxënësit mund të punojnë së bashku me prindërit edhe lule punë dore, nëse duan që kjo lule t’i mbetet mësuesit një kujtim i pavyshkur.

-Ndalohet grumbullimi i të hollave nga grupet e prindërve për blerje të dhuratave për mësimdhënësit❌;

-Ndalohet pranimi i çfarëdo dhurate tjetër përveq të lartcekurave ❌.

-Kartolina punë dore ✅💌🧧

-Lule punë dore ✅💐

Ju lutem që t’i njoftoni këshillet e prindërve dhe mësimdhënësit.
Me respekt,
Albana DEMIRI- Drejtoreshë e Drejtoratit të Arsimit.