Merret vendimi: Finalizohet Rregullorja për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve, zv.drejtorëve e mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja Arbêrie Nagavci ka njoftuar se është  finalizuar Rregullorja për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunotorëve profesional, asistentëve instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësese (IEAA) të arsimit parauniversitar, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Po e zgjidhim një problem disavjeçar për rekrutimin e stafit në arsimin parauniversitar të adresuar edhe nga vet komunat.

Tashmë kemi finalizuar Rregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunotorëve profesional, asistentëve instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësese (IEAA) të arsimit parauniversitar. Dokumenti ndodhet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe do të jetë i hapur për komente deri më 24.07.2023.

Me këtë rregullore kemi standardizuar procedurën për rekrutim në arsimin parauniversitar në sektorin publik.

- Advertisement -

Disa nga risitë që sjell kjo Rregullore janë:

📌Proces i standardizuar i vlerësimit përfshirë portolion profesionale, testin me shkrim dhe intervistën.

📌Rregullimi i procedurës së transferit të mësimdhënësve bazuar në fondin e orëve dhe kërkesave për plotësim të orëve.

📌Lista pritëse e kandidatëve që e shkurton kohën e mungesave të mësimdhënësve në vend pune.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë përgjegjëse për zbatimin e procedurave të përzgjedhjes dhe emërimit në këtë pozita.

Mirëpresim komentet dhe sygjerimet tuaja.

Detajet:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41942