E enjte, 21 Nëntor, 2024

Merret vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual” në shkollat e Prishtinës

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njiftuar se ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë,

Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!

Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse.

Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.

Me LDK-në në pushtet do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë dhe do të kenë mundësi të zhvillohen e marrin dije.

- Advertisement -rrrrrrr

Si LDK do të sigurohemi të kemi profesionistë të aftë që kontrollojnë cilësinë e materialeve shkollore që aprovohen nga MASHT.

Abuzimi me tekste, dëshmon abuzim me pushtetin; abuzim me familjen dhe fëmijët!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dhurata e argëtim me maskota, LIRI gëzon nxënësit në fshatin Cërmjan të Gjakovës

Kompania LIRI ka gëzuar edhe nxënësit e shkollës fillore "Ali M. Hasi" në fshatin...

Nga Xhafer Avdyli: Digjitalizimi, proces i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit

Digjitalizimi i arsimit në Kosovë është një proces i rëndësishëm që ka potencial të...

Vdes edukatorja Lumturije Reshiti nga Rahoveci

Drejtoria e Arsimit në Rahovec ka njoftuar se ka vdekur edukatorja Lumturije Reshiti, e...

Adriatik Kelmendi: Në shkolla duhet të futet si e obligueshme lënda e Rrjeteve Sociale

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas paralajmërimit të mbylljes së Tiktokut e Snapchatit në...