E diel, 19 Janar, 2025

“Merreni me mend po merrmi me blerjen e librave, në vitin 2023 do të duhej të fillonte digjitalizimi i shkollave”

- Advertisement1-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se paaftësia dhe paranoja e Qeverisë, po i kushton shumë qytetarëve.

Përmes një video, Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë për mos-sigurimin e teksteve shkollore për qindra mija nxënës të Kosovës.

- Advertisement -

“Ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht. Ironikisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese. Në fund, librat u blenë te ata. Dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do ti përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim. Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, prindërit do të duhej të kishin brenga tjera, por Qeveria ka vendosur të ngarkojë secilin prind me detyra të vet shtetit – blerjen e librave.

“Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria”, tha Abdixhiku.

Përveç malltretimit të qytetarëve, paaftësia e Qeverisë sipas Abdixhikut, Kosovës po i kushton edhe më së shumti në aspektin e humbjes së kohës.

“Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë. Rruga e Re ka këtë qëllim. Aty duam ta mbajmë fokusin publik”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, me malltretime të tilla qytetarët do të përballen edhe në të ardhmenm pas siç tha Abdixhiku, mendëisa e kësaj qeverie është mospuna, ankesa e paranoja që se lë shtetin dhe shoqërinë të zhvillohet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...