Merita Shala, rektore e re e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

- Advertisement -

Prof.asoc.dr. Merita Shala, ka pranuar të hënën zyrtarisht detyrën e rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) nga rektori i deritanishëm, prof.dr.Alush Musaj.

- paragrafi 1 -

Rektorja Shala ka falënderuar paraardhësin e saj për punën dhe konsolidimin e UIBM.

- Advertisement -

Ndërsa, ish-rektori Musaj, i ka uruar suksese rektores Shala, në mandatin 4 – vjeçar në krye të UIBM.

Shala është rektorja e dytë e UIBM, pas rektorit Musaj, i cili ka udhëhequr universitetin për dy mandate, duke përfshirë edhe periudhën e themelimit. #uibm