Mërgimtari nga Rahoveci dhuron 17 llaptop dhe dy printera për shkollat e kësaj komune

- Advertisement5 -

Mërgimtari Agron Berisha nga Rahoveci po vazhdon donacionet për shkollat e kësaj komune, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai së fundmi ka dhuruar 17 llaptop dhe dy printer.

- Advertisement - M1

Njoftim:

DONACION I RADHËS NGA HUMANISTI- MËRGIMTARI AGRON ASLLAN BERISHA PËR SHKOLLAT E KOMUNËS SË RAHOVECIT

Agroni sot në shkollën tonë solli donacionin e radhës nga Suedia, i cili është ndarë për shkollën tone, SHFMU”Tre Dëshmorët” Vrajakë-Bratotin dhe SHFMU” Skender Kastrati” Malësi e Vogël.
Shkolla e jonë ka pranuar tre llaptop, dy printera, -SHFMU”Tre Dëshmorët” Vrajakë-Bratotin ka pranuar 5 llaptop, -SHFMU” Skender Kastrati” Malësi e Vogël, ka pranuar 9 llaptop.

- Advertisement - m2

Agroni është ndër mërgimtarët tanë, i cili vite me radhë ka kontribuar materialishtë në pajisjen e shkollës sonë me inventarë dhe materiale te nevojshme didaktike.

Solli banka e karrige të reja për 10 klasë, kompjuterë mbi 30 projektorë, mbi 20 smart Tv, e çka nuk solli.

Mjete teknologjike ka ndarë edhe për shkollat tjera të komunës sonë.

Në vazhdimësi ishte dhe është i gatshëm të ndihmoj e mbështes komunitetin e nxënësve dhe të mësimdhënësve me mjete të nevojshme, për zhvillimin e një procesi cilësor të mësimdhënies dhe nxënies.

Faleminderit, z. Agron A Berisha dhe ju ruajtë Zoti ju dhe familjen tuaj!