Mërgimtari nga fshati Krasmirovc, i Drenasit, Isak Neziri, njëherit drejtuesi i kompanisë “EFA Company” me seli ne Mynih, është shembulli më i mirë se si edhe në mërgim prej vitesh, nuk e harron asnjëherë vendlindjen e tij.
Isaku edhe pse fizikisht në mërgim, vazhdimisht ka qenë me mëndje e vepra pranë bashkëqytetarëve të tij në Kosovë, por jo vetëm.
Ai nga viti 2010 ka dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e arsimit shqip. Ka mbështetur nxënës e studentë, e shkolla, jo veç në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, por edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani.
Media për arsim, AlbanianEducation.net, ka zvilluar një bisedë me mërgimtarin nga Drenica, Isak Neziri, i cili ka folur për kontributin që po jep, ai dhe familja e tij në mbështetje të arsimit në Kosovë, por jo vetëm.
“Në realitet kam nisur mbështetjen për studentët nga viti 2010. Kam filluar të marrë student nga Kosova në Gjermani me punë sezonale, që saopak t’iu dalë në ndihmë. Në vitin 2010 kam marrë deri 15 student, më pas deri 35 student brenda vitit për çdo sezonë. Këtë vit kanë qenë 28 studentë për punë sezonale. Tash me dërgimin e studentëve nga Kosova merren fëmijët e mi, që do ta vazhdojnë këtë traditë”, ka thënë Neziri për AlbanianEducation.net
Mbulim i shpenzimeve të studimeve për fëmijë të dëshmorëve
Neziri i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025, ka treguar se ka ndihmuar edhe studentët që janë fëmijë të dëshmorëve.
“Një gjë që e kemi bërë me shumë dashuri është edhe mbështetja për studentët që kanë qenë fëmijë të dëshmorëve, pra që kanë lind gjatë luftës, ua kemi paguar studimet qoftë në universitetet private apo publike”, ka thënë Neziri.
Bursa për nxënësit e shkollave të mesme
Ai ka treguar se mbështetje ka dhënë për nxënësit e shkollave të mesme përmes bursave.
“Përveç studentëve ne kemi mbështetur edhe nxënësit e shkollave të mesme. Këtë vit kemi dhënë dhjetë bursa për nxënës të shkollës së mesme. Poashtu edhe vitin e ardhshëm do të ndahen dhjetë bursa për nxënës të shkollave të mesme”, ka thënë mërgimtari Neziri.
Ai ka treguar se ka mbështetur edhe maturantët nga Drenasi për mbrëmjen e maturës.
Doancione, laptop për shkollat
Mbështetja nga mërgimtari nga Drenasi për arsimin shqip nuk përfundon këtu. Ai ka ndihmuar edhe shkollat nga vendi me gjëra të ndryshme, që ato të kenë kushte sa më të mira për punë.
“Kemi dhuruar laptopa, dhjetë deri 15 brenda viti për shkolla fillore”, ka thënë Neziri.
Mbështetje për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani
Përveç në Kosovë, mërgimtari nga Drenasi që jeton prej vitesh në Gjermani, ka mbështetur edhe arsimin shqip në këtë shtet.
“Po, e kemi ndihmuar edhe mësimin plotësus në gjuhën shqipe që zhvillohet në Gjermani, ku përgjegjës është Mustafe Krasniqi”.
Ndërtimi i “Bibliotekës shqitare” në Pilsting
Kontributi i Nezirit shtrihet edhe në ndërtim të biblotekave. Ai ka ndihmuar që të ndërtohet “Bibliotea shqiptare” në qytetin Pilsting, ku është anëtar nderi i saj.
“Në qytetin Pilsting kemi mbështetur ndërtimin e “Bibliotekës shqitare”, ka deklaruar Neziri.
Kujtojmë se Neziri më 28 maj të këtij viti kishte vizituar shkollën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, në Drenas ku kishte njoftuar se do t’i dërgojë në Gjermani për trajnime 5 nxënës të kësaj shkolle.
Neziri ishte nderuar me mirënjohje nga shkolla për mbështetjen e dhënë.