Mërgimtari Isak Neziri sot dhuroi laptopë për shkollat në Qirez e Rezallë

- Advertisement -

Afaristi dhe ish-kandidati për deputet, Isak Neziri, po vazhdon të dhurojë pajisje teknologjike shkollave të Drenicës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sot ai vizitoi fshatrat Qirez dhe Rezallë, ku dhuroi laptop, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të dhurojë edhe në shkollat tjera.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Mirëmëngjesi nga Qirezi dhe Rezalla gjatë vizitës në shkollat që mbajnë emrat e heronjve të Kosovës.
Takova drejtorë e mësimdhënës të jashtëzakonshëm me të cilët biseduam për arsimin dhe nevojën e nxënësve për të mos mbetur mbrapa bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë.
Dhurova laptopët e premtuar gjatë fushatës me besimin që do të ndihmojë sado pak në krijimin e kushteve më të mira për mësim.
Vazhdojmë në shkollat e tjera të Kosovës ❤

- Advertisement -