Mërgimtari nga Drenica, Isak Neziri, i cili së fundmi i doli në mbështetje shumë shkollave të Drenasit, duke iu dhuruar laptopë, ka ndarë edhe një lajm të mirë.
Ai ka bërë të ditur se në muajin shtator do ta jetësoj projektin më të madh, Fondacionin “Leotrim Ahmeti” për ndarjen e bursave për fëmijët në nevojë, ndërsa thotë se asgjë nuk është më e rëndësishme se mbajtja e premtimeve publike para qytetarëve, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij plotë:
Të dashur qytetarë të Drenasit, përkarës dhe aktivist besnik të PDK-së
Si kandidat për deputet i PDK-së nga Drenasi, duke përfaqësuar mërgatën në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kam ndjekur me shumë vëmendje këto ditë shpalljen e kandidaturave për kryetar të ardhshëm të Drenasit nga koleg e miq të mi të respektuar.
Si djalë Drenice i formësuar në Mërgatë, me rreth 17 mijë vota mbështetje, kam mësuar dicka të rëndësishme në këto zgjedhje se dashnia dhe përkrahje e sinqertë e qytetarëve nuk duhet asnjëherë të ngatërrohet nga dëshirat e ambiciet tona individuale. Për qytetarët, në këto momente, e vecanërisht për PDK-në, ka diçka më të rëndësishme sa gara mes nesh: ruajtja e unitetit dhe rritja e mëtejshme e partisë për ta kthyer në subjektin e parë në Kosovë.
Qytetarët, e në vecanti përkrahësit tanë duan qartësi, zhvillim e përbashkim rreth PDK-së dhe jo e kundërta.
Të gjithë pajtohemi se PDK-ja është shtëpia e madhe e jona politike, ku ka demokraci të brendshme dhe secili meriton të përfaqësohet por pa e dëmtuar trashëgiminë e madhe që e kemi krijuar në këtë subjekt, si një parti e punëve të mëdha, që nga çlirimi, te liria dhe shtendërtimi i Kosovës.
Faleminderit miqve e përkrahësve të shumtë që kam njohur gjatë zgjedhejeve dhe kemi vazhduar të komunikojmë deri më sot. Sapo kam përfunduar turin tim të vizitave për të përmbushur njërin nga zotimet e mia në fushatë – ndarjen e laptopëve për shkollat e Kosovës.
Në shtator e jetësojmë projektin më të madh, Fondacionin “Leotrim Ahmeti” për ndarjen e bursave për fëmijët në nevojë ndërsa vazhdojë të besojë se asgjë nuk është më e rëndësishme se mbajtja e premtimeve publike para qytetarëve.
Përbashkohemi për Drenasin, për PDK-në, për dy liderët tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.