Mërgimtari Agron Berisha 6500 euro donacion për shkollat e Rahovecit

- Advertisement -

Mërgimtari Agron Berisha ka dhënë 6500 euro donacion për shkollat e komunës së Rahovecit, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Rudolf Walther” Dejnë/Dobidol.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë: 

Agroni sot në shkollën tonë solli donacionin e radhës nga Suedia, i cili do të shpërndahet në disa shkolla të komunës sonë: tre tableta(ajpeda)të rinj, traditë për çdo vit që ju dhurohet tre nxënësve më të dalluar të shkollës sonë, një të përdorur, 19 llaptopa, 3 teleliviziona, një makinë për kositjen e barit, 13 karrika për sallë të arsimtarëve, një printer, një fotokopje, një skaner, 4 topa me cilësi të lartë, një motor për krasitjen e shemshireve, një pëlhurë per videoprojektor, pajisje për mjekësi.

Agroni është ndër mërgimtarët tanë, i cili vite me radhë ka kontribuar materialishtë në pajisjen e shkollës me inventarë dhe materiale te nevojshme didaktike.Solli banka e karrige të reja pë 10 klasë, kompjuterë mbi 30 projektorë, mbi 20 smart Tv, e çka nuk solli. Në vazhdimësi ishte dhe është i gatshëm të ndihmoj e mbështes komunitetin e nxënësve dhe të mësimdhënësve me mjete të nevojshme, për zhvillimin e një procesi cilësor të mësimdhënies dhe nxënies.

- Advertisement -

Faleminderit, z. Agron A Berisha dhe ju ruajtë Zoti ju dhe familjen tuaj!