Mërgimtarët nuk e harrojnë Kosovën: Sjellin invertar për shkollën Skënderbeu” në Vaganicë të Mitrovicës

- Advertisement -

Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Vaganicë ka shprehur mirënjohje të thellë për Bedri dhe Albion Mziu, të cilët kanë dhuruar një donacion me inventar shkollor nga Zvicra, duke kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin mësimor.

Ky akt bujarie dhe solidariteti është vlerësuar si një shembull i shkëlqyer i dashurisë për vendlindjen dhe përkushtimit ndaj arsimit dhe brezave të rinj.

- Advertisement -

Kontributi i ofruar pritet të ketë ndikim të qëndrueshëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për të mësuarit.

- Advertisement -

Stafi dhe nxënësit e shkollës kanë falënderuar nga zemra donatorët për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë, duke e cilësuar këtë gjest si një motivim të fuqishëm dhe një nxitje për të tjerët që të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit. / Jepi zë