Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mori mbi 16 mijë vota, ka realizuar sot një vizitë në disa shkolla të Komunës së Drenasit; në Gllobar, Tërstenik dhe Polluzhë, ku u prit nga drejtuesit dhe mësimdhënësit e këtyre institucioneve arsimore.
Ai në kuadër të kësaj vizite, dhuroi laptopët e premtuar gjatë fushatës zgjedhore, duke mbajtur kështu një nga zotimet e tij ndaj komunitetit, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij i plotë:
FOTOALBUMI i një dite të mbushur me takime dhe që me dha kënaqësi të veçantë.
Takova drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollave në Gllobar, Tërstenik dhe Polluzhë të Drenasit ku dhurova laptopët e premtuar gjatë fushatës zgjedhore.
Secili nga ne mund të bëjmë më shumë për edukimin e nxënësve dhe fëmijëve tanë.
Të dashur mësimdhënës, faleminderit për punën e mirë 💙