E premte, 21 Shkurt, 2025

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

- Advertisement1-

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 9 tetor në Konkursin e Fondacionit Vildana, ku do të ndahen bursa që financohen nga mërgata shqiptare e Zvicrës.

“Bursa në VILDANA-Foundation është një nga privilegjet më të larta që një student mund ta arrijë. E gjithë kjo falë një ekipi profesional mjaft serioz që punojnë në të dhe falë mbështetjes tejet humane të donatorëve, përkatësisht mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilët me plot përkushtim po investojnë në transformimin e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.

- Advertisement -

Konkursi është i hapur për studentët që ndjekin studimet në universitet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

“Të gjitha aplikimet për bursa i nënshtrohen një procedure të përzgjedhjes që duhet t’i përmbajë këto elemente: Të dhënat personale të studentit; Letër motivimi; CV dhe Certifikatat (1. Transkripta e notave & 2. Vërtetimi për statusin e studentit)”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...