Që kur u prezantua për herë të parë në vitin 1999, SpongeBob Pantallonakatrori u bë një ndër filma e animuar më të preferuar në mbarë botën.
Seriali i Nickelodeon ka si karaktere kryesore një sfungjer deti të verdhë me emrin Bob dhe shokun e tij të ngushtë, një yll deti që quhet Patrick dhe aventurat e tyre në Bikini Bottom.
Së fundmi, shkencëtarët kanë fotografuar një sfungjer deti të verdhë dhe një yll deti rozë, ndërsa qëndronin bashkë, gjatë kërkimeve në një shkëmb nënujor në Nju-Jork, dhe kanë bërë krahasimin e kësaj fotoje me personazhet e njohur të filmit vizatimor.
Christopher Mah, shkencëtari që realizoi foton u shpreh se zakonisht i qëndron larg këtij masivi shkëmbor nën ujë, por tashmë jo më pasi ka gjetur SpongeBob Pantallonakatrorin dhe shoku i tij Patrick në jetën reale.