Mema për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban: Nuk u dorëzua kurrë, udhëtonte 8 kilometra për të mësuar dy nxënës

- Advertisement5 -

Gazetari Marin Mema ka bërë një postim për gazetarin Alban Bejleri i cili dyshohet se ndërroi jetë nga një infarkt.

- paragrafi 1 -

Gazetari Mema thotë se mësuesi Albanan edhe pse kishte probleme shëndetësore, kurrë nuk e la punën e tij, kurrë nuk hoqi dorë nga detyra e shenjtë e mësuesit.

- Advertisement - M1

Tutje ai shkruan se një komb që nuk i nderon, nuk i mbështet dhe nuk i respekton mësuesit, njerëzit e dijes, nuk mund të ketë një të ardhme.

Postimi i tij:

Alban Bejleri ishte një mësues që çdo ditë përshkonte rreth 7–8 kilometra për t’u dhënë mësim dy fëmijëve në një zonë të thellë në Maliq. Ai ndërroi jetë nga një infarkt, gjatë asaj rruge që e përshkonte me përkushtim çdo ditë. Kishte probleme shëndetësore, por kurrë nuk e la punën e tij, kurrë nuk hoqi dorë nga detyra e shenjtë e mësuesit.

- Advertisement - m2

Ja këta janë heronjtë e vërtetë… ata që sakrifikojnë në heshtje, me shpirt, për të dhënë dijen dhe për të ndërtuar të ardhmen e të tjerëve.

Një komb që nuk i nderon, nuk i mbështet dhe nuk i respekton mësuesit, njerëzit e dijes, nuk mund të ketë një të ardhme.

Prehu në paqe, i nderuar Alban, hero i një kohe ku mësuesit shpesh lihen në harresë, pa vëmendjen dhe mbështetjen që meritojnë. Prehu në paqe, me nderin dhe respektin e shqiptarëve të ndershëm. Drita e përjetësisë do të jetë padyshim me ty.