Meliza Krasniqit, i ndahet Çmimi Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022

- Advertisement -

Meliza Krasniqit i është ndarë Çmimi Kombëtar ” Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge, shkruan Albanian Education.

Njoftimin e ka bërë burri i saj, deputeti Memli Krasniqi.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Melizës, sot i është ndarë Çmimi Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge. Jam shumë i lumtur që puna e saj shkencore dhe angazhimi i palodhshëm në përkthimin e kryeveprave të teorive letrare, e veçanërisht këtij libri, është vlerësuar nga juria profesionale për çmimet vjetore për letërsinë.

Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza ❤️

- Advertisement -

Krenohem me ty!