Dy studente nga Kosova, Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri, kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme akademike duke u pranuar në studimet master në Universitetin e Pittsburghut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë të plotë në vlerë rreth 70 mijë dollarë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky sukses vjen pas performancës së tyre të jashtëzakonshme në garën ndërkombëtare “Vis Moot”, ku në vitin 2024 arritën të renditen në vendin e tretë në nivel botëror, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare.
Pranimi i tyre në një universitet prestigjioz amerikan dhe sigurimi i bursës së plotë konsiderohet një arritje e madhe, që dëshmon përkushtimin, talentin dhe punën e vazhdueshme të studenteve kosovare.

Ky zhvillim gjithashtu shërben si një shembull frymëzues për të rinjtë në Kosovë, duke treguar se me angazhim dhe rezultate konkrete, mundësitë për avancim akademik dhe ndërkombëtar janë të arritshme.
View this post on Instagram