Melihate Meha, shembull i mirë i një drejtoreshe: I prin aksionit në mbjelljen e luleve dhe pastrimin e hapësirave të shkollës

- Advertisement -

Me ardhjen e pranverës shumë institucione dhe objekte private duan t’i shtojnë dhe zbukurojnë hapësirat gjelbëruse.

Në shkollën fillore “Anton Zako Çajupi” në qendër të Mitrovicës, drejtoresha e shkollës, Melihate Meha, sot i ka prirë grupit prej disa mësimdhënësve dhe punëtorëve teknik për mbjelljen e luleve dhe pastrimin e hapësirave gjelbëruese.

- Advertisement -

“Një lule për kopshtin e shkollës .
Rita Kurti faleminderit ,që dhurove për shkollën mbi 60 lule,Kultivimi i luleve është kulturë”, ka shkruar drjetoresha Meha në Facebook.

Ndryshe, drejtoresha Meha nijhet si një punëtore e madhe dhe një menaxhere e suksesshme e shkollës, ndërsa falë angazhimit të saj “Anton Zako Çajupi” ka qenë disa herë përfituese e donacioneve të ndryshme.