Melihate Januzi, mësuesja e Matematikës që nisi punën në arsim para 20 vitesh

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Të mërkurën ka prezantuar mësuesen e matematikës, Melihate Januzi, e cila është me ditar në dorë qê nga viti 2004, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtaren e matematikës Melihate Januzi!

- Advertisement -

U lind në fshatin Duboc të Vushtrrisë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse të mesmen në Vushtrri.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Matematikë.

Për herë të parë punën e filloi në vitin 2004 në vendlindje, e më pas u transferua në Gjimnazin e qytetit të Vushtrrisë.

Më vonë punoi edhe në disa shkolla të qytetit të Podujevës. Nga viti 2012 deri në vitin 2024 ushtroi profesionin e saj edhe në shkollën e fshatit Zhiti e Pollatë.

Më 1 Mars të vitit 2024, u bë pjesë e shkollës tonë, për të vazhduar kështu kontributin e saj në edukimin dhe arsimimin e nxënësve tanë!