Mejreme Maraj-Berisha, mësimdhënësja që për 4 dekada nuk u nda nga arsimimi i gjeneratave të reja

- Advertisement -

Sa herë që 7 Marsi vjen, kujtohen sakrificat e të parëve për të lexuar e shkruar në gjuhën amtare.

- paragrafi 1 -

Kontributi i mësimdhënëseve në atë kohë ishte i pashoq, ashtu siç ishte edhe ai i Mejreme Maraj – Berishës, një shqiptare nga Mali i zi, rrugëtimi i së cilës nuk ishte fare i lehtë edhe pas diplomimit në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Ajo u dënua nga shteti malazez vetëm pse nuk e pranoi ndryshimin e planprogrameve mësimore në gjuhën shqipe, por nuk u dorëzua asnjëherë, përveç se punoi si gazetare e kulturës në Radio Televizionin e Prishtinës, arriti qysh në moshën 23-vjeçare të marrë epitetin e profesoreshës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.