Mejreme Kolica-Shatri, një ndër drejtoreshat më të suksesshme në Kosovë

- Advertisement -

Një nga drejtoreshat më të suksesshme në nivel Kosove, Mejreme Kolica Shatri e cila udhëheqë SHFMU “Lidhja e Prizerenit” në Pejë shkollë kjo me një numër të madh të nxënësve organizoj aktivitetin “Dita e Shkencave Natyrore” e cila është një ditë kushtuar festimit dhe promovimit të shkencave natyrore, të tilla si biologjia, kimia, fizika, dhe shkencat e tokës.

- paragrafi 1 -

Qëllimi i kësaj dite është të inkurajojë interesin për shkencën dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e saj në jetën e përditshme dhe në të ardhmen e njerëzimit.

- Advertisement -

Kjo ditë frymëzon të rinjtë për të zgjedhur shkencën si fushën e tyre të studimit dhe të punës, duke u dhënë mundësinë të eksplorojnë misteret e natyrës dhe të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë në fusha të ndryshme.

Kjo ditë u shënua me aktivitete në shkollën tonë me praninë e prindërve,nxënësve dhe mësimdhënësve.

- Advertisement -

@AlbanianEducation.net