Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

- Advertisement -

Për nder të ” 7 Marsit “– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren përmes nominimit dhe votimit, ka përzgjedhur mësimdhënësin e dalluar Mejdin Rrahmani, i cili njëkohësisht mban edhe pozitën e zëvendësdrejtorit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren:

- Advertisement -

Për nder të ” 7 Marsit “– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren përmes nominimit dhe votimit, ka përzgjedhur mësimdhënësin e dalluar
z. Mejdin Rrahmani, i cili njëkohësisht mban edhe pozitën e zëvendësdrejtorit të shkollës sonë.

Me një përvojë 36-vjeçare në arsim,
z. Mejdin Rrahmani ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme në edukimin e shumë brezave. Përkushtimi i tij, vlera e lartë pedagogjike dhe dashuria për dijen kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit dhe kolegët e tij.

Përmes punës së tij të palodhshme, ai ka frymëzuar dhe ka ndihmuar në formësimin e të rinjve, duke u dhënë jo vetëm njohuri, por edhe vlera të shëndosha njerëzore. Kjo mirënjohje është një shenjë respekti dhe falënderimi për një jetë të tërë të dedikuar arsimit.

- Advertisement -

Z. Mejdin Rrahmanit i dëshirojmë shëndet, e gjithmonë suksese në çdo hap të jetës.