Meghan Markle beson se ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim nga Zoti pas abortit

- Advertisement -

Meghan Markle beson se ardhja në jetë e së bijës, ishte një bekim nga Zoti pas abortit që pësoi pak kohë më parë. Lilibet Diana Mountbatten-Windsor lindi në 4 qershor të këtij viti, por Dukesha zbuloi për New York Times se kishte pësuar një abort në korrik të vitit të kaluar, rreth një vit pas lindjes së djalit.

- paragrafi 1 -

Libri i shkruar për jetën e çiftit mbretëror “Finding Freedom”, përshkruan detaje të tjera nga ardhja në jetë e princeshës së vogël. Meghan dhe Harry e mbajtën të fshehtë lajmin e ëmbël për disa muaj për shkak të abortit por dhe sepse kishin menduar ta ndanin me botën në një ditë të veçantë.

- Advertisement -

Çifti ishin “të zemëruar” kur panë që disi një fotograf paparac ishte informuar për takimin e tyre të abortit

“Meghan ndjen se ishte me të vërtetë një bekim na Zoti. Por këtë herë, ata ishin të kujdesshëm të mos i tregonin askujt. Vetëm në fund të vitit ata të dy filluan të ndiheshin më të relaksuar. Lajmi i tyre ishte sekret derisa Meghan ishte në tremujorin e dytë, duke e ndarë përfundimisht gëzimin e tyre me botën më 14 Shkurt, në të njëjtën ditë kur gazetat britanike kishin njoftuar se Diana ishte shtatzënë me Harry-n.“, tha një burim.