E premte, 26 Korrik, 2024

Medlina Zekaj, 13-vjeçarja nga Peja – synon të bëhet një dizajnere e famshme

- Advertisement1-

Është 13-vjeçare por qysh tani e ka zgjedhur rrugën që do ta ndjek kur të rritet. Talent i saj është vizatimi dhe synon të bëhet një dizajnere e famshme.

Punimet që ka dërguar në “Kids of Kosova” tregojnë se është e talentuar dhe po ec në rrugë të mbarë për të arritur ëndrrën e saj.

- Advertisement -

Ajo është Medlina Zekaj nga fshati Raushiq i komunës së Pejës dhe ndjek mësimet në shkollën “28 Nëntori” në vendlindjen e saj, ku tashmë ka përfunduar klasën e 7-të.

“Po kam dëshirë të bëhem dizajnere”, thotë ajo për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net).

Tregon se ka marrë pjesë në gara shkollore, ndërsa synon në të ardhmen të hapë ekspozitë, që t’i shpalos talentin e saj.

“Kam marre pjese ne gara të ndryshme në shkollë, por jo në gara të artit. Dëshira ime është që të hap një ekspozitë timen, kurse kur të rritet të bëhem dizajnere e famshme”, thotë Medlina.

Më poshtë gjeni disa punime nga Medlina Zekaj:

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...