Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

- Advertisement -

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

- paragrafi 1 -

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

- Advertisement -

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja. “Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“. Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.