Një ngjarje tragjike ka tronditur Austrinë të martën, ku një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit ka marrë jetën e të paktën 10 personave, përfshirë edhe autorin e sulmit.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, Lea Ilir Bajrami, humbja e së cilës është bërë e ditur nga familjarët e saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise. Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, thuhet në njoftimin e familjes.