Me VLERËN E KOEFICIENTIT 110 euro: Kaq do të rritet paga e mësimdhënësve

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

- paragrafi 1 -

Kurti ka theksuar se me këtë Projektligj parashihet që koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 110 euro.

- Advertisement -

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij vitit se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro dhe këtë po e realizojmë, pra po i rrisim pagat në sektorin publik, ashtu siç kemi thënë”, është shprehur Kurti.

Por sa do të rritet paga e mësimdhënësve të shkollës fillore, të mesmes, edukatorëve e profesorëve universitar me vlerë të koeficientit 110 euro?

Me vlerën të koeficientit 105 euro mësimdhënësi i shkollës fillore merr pagë 588 euro

- Advertisement -

Me vlerë të koeficientit 110 nga janari i vitit 2024 mësimdhënësi i shkollës fillore do të marrë pagë  616 euro – do të ketë rritje 28 euro – shkruan AlbanianEducation.net.

Me vlerën të koeficientit 105 euro mësimdhënësi i shkollës së mesme merr 609 euro

Me vlerë të koeficientit 110 nga janari i vitit 2024 mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë 638 euro – do të ketë rritje 29 euro

Me vlerën të koeficientit 105 euro edukatori/ja merr pagë 546 euro

Me vlerë të koeficientit 110 nga janari i vitit 2024,  edukatori/ja do të marrë pagë 572 euro – do të ketë rritje 26 euro

Me vlerën të koeficientit 105 euro profesori i rregullt universitar merr pagë 1302 euro

Me vlerë të koeficientit 110 nga janari i vitit 2024, profesori i rregullt universitar do të marrë pagë 1364 euro – do të ketë rritje 62 euro. /AlbanianEducation.net/.