E hënë, 24 Shkurt, 2025

Me vlerën e koeficientit 105: Paga e mësimdhënësve të shkollës së mesme do të jetë 609 euro

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

Por sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

- Advertisement -

Mësimdhënësi i shkollës së mesme ka koeficientin 5.8.

Duke e llogaritur me vlerën 105 euro, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të ketë pagën 609 euro, shkruan Albanian Education.

  • Nuk e kemi llogaritur plus përvojën e punës.

Vlera 105 nuk do ta kënaq SBASHK-un

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...