E diel, 22 Shtator, 2024

Me vlerën e koeficientit 105 euro: Mësuesi i shkollës fillore do të paguhet 588 euro

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

Por sa do të paguhen mësimdhënësit në bazë të kësaj shifre?

- Advertisement -

Mësimdhënësi i shkollës fillore e ka koeficientin 5.6.

Duke e llogaritur me vlerën 105 euro, mësimdhënësi i shkollës fillore do të paguhet 588 euro, shkruan Albanian Education.

Vlera 105 nuk do ta kënaq SBASHK-un

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vjen premtimi i madh: “Koeficienti do të jetë 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që...

Nga Diart Salihu: Ndikimi i peshës së çantave shkollore në posturën e fëmijëve të ciklit fillor

Diart Salihu - Student i Fizioterapisë, “Ndikimi i Peshës së Çantave Shkollore në Posturën...

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...

Pensionohet mësuesja Shefkije Veliu nga Prishtina

Është pensionuar mësuesja Shefkije Veliu. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Ganimete Tërbeshi" në Llukar...