E diel, 22 Shtator, 2024

Me vlerën e koeficientit 105: Drejtori i shkollës fillore do ta ketë pagën 651 euro

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e re e koeficientit të pagave do jetë 105 euro, dhe se në janar të vitit 2024 pritet të jetë 110 euro.

Por sa do të paguhen drejtorët e shkollave në bazë të kësaj shifre?

- Advertisement -

Drejtori i shkollës fillore  ka koeficientin 6.2.

Duke e llogaritur me vlerën 105 euro, drejtori i shkollës fillore do ta ketë pagën 651 euro, pa llogaritur shtesat, shkruan Albanian Education.

Vlera 105 nuk do ta kënaq SBASHK-un

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se për ta nën 120 euro do të jetë vlerë e papranueshme.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 22 dhjetor 2022.

Kujtojmë se Ligji është votuar në dy leximet në Kuvend dhe është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, por ende nuk dihet se kur do të caktohet vlera e koeficientit. Kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se vlera do të caktohet këtë muaji, por nuk ka përmendur datë.

- Advertisement -rrrrrrr

Mungesa e përcaktimit të vlerës së koficientit përveç ankthit që ka shkaktuar tek zyrtarët publikë, mbase e ka arritur një efekt të dëshirueshëm për pushtetin. Kjo pasi nuk ka shumë ankesa, të cilat potencialisht do të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë dy institucione deri tash, i janë drejtuar Avokatit të Popullit, të bindura se ky Ligj duhet ta kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. (Albanian Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...