E shtunë, 18 Janar, 2025

Më shumë se 40 vite punë në arsim, pensionohet mësimdhënësi Selim Shasivari nga Opoja

- Advertisement1-

Sot në një ceremoni të organizuar në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë u mboldhen një numër i madhë i të ftuarve për të shpalosur punën, angazhimin dhe përkushtimin e mësuesit shumëvjeçar të matematikës Selim Shasivari, i cili nga dita e sotme pensionohet pas një pune mbi 40 vjeçare në arsimin e brezave.

Selim Shasivari u lind më: 05.12.1958 në Bresanë, shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1973, ndërsa të mesmen dhe studimet i vazhdoi në Prizren, ku kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike Grupi Fizikë-Matematik.

- Advertisement -

Pët t’iu bashkuar arsimit, e hera e parë që ditari u gjet në duart e mësuesit Selim janë vitet e 80-ta ku filloi punën si mësues në rrethin e Prizrenit, saktësishtë në Streck, paralelja e ndarë në gjuhën shqipe me nxënësit e fshatit Mushnikovë.

Në vitin 1982 kthehet si mësues në Bresanë, prej atëherë e deri më sot punën e tij e kryen me përkushtim dhe nuk hoqi dorë nga puna e tij, me menaxhim të shkëlqyer tregoi arritje që do të mbahen mend në këtë shkollë, emri i tij do të shkëlqejë edhe për brezat e ardhshëm si shembull i punës dhe përkushtimit që ishte në interes të nxënësve, punë e pa lodhëshme mbi 40 vjeçare e cila ka arritur rezultate të plota e qëllimi i vetëm ishte përmbushja e nevojave të nxënësve me njohuri, aftësi dhe vlera drejt përvetësimit të njohurive të fituara.

Në të njëjtën kohë, si të gjithë mësuesit e kohës edhe z. Shasivari pati fatin e hidhur t’i reziston pushtetit okupator, i cili u përpoq të na zhdukë duke na hequr kurrikulën në gjuhën amtare, por ata rezistuan dhe me shumë guxim punuan dhe vepronin me kurrikulat e Republikës së Kosovës, edhe pse ishin të privuar nga rroga si mësues.

Por asokohe nuk ka munguar ndihma e popullit dhe i doli në mbështetje mësimdhënësve me një pagë minimale mujore, page kjo të cilën z.Selim Shasivari me disa shokë të tij nuk e merrnin dhe ia kushtonin blerjes së shkumësave për shkollën, pasi që në buxhetin e shkollës mungonin edhe shkumësat për të mbajtur mësimin.

Selim Shaivari e plotësoi misionin e tij edukativo-atdhetar kur i solli ditarët në shkollën tonë për herë të parë me ballinën e Republikës së Kosovës, ndersa gjat vitëve 86-89 ishte i angazhuar edhe në Shkollën Fillore tani “Ilmi Bahtijari” në Blaç, ku në këto vite të agresionit z.Selim Shasivari la ditarin i pari dhe organizoi grevën me kolegun Mahmut Mahmuti ku më pasë i bashkangjiten të gjithë kolektivi, e më pasë të nesmën vazhdoi greva edhe në Shkollën e Bresanës në mbështetje të minatorëve, njëherit i kundërshtoi edhe ndërrimet kushtetuese që kishin për qëllim marrjen e autonomisë, që si i vetëm diskutoj dhe kundërshtoj e fjalimi i tij gjendet në arkivat e shkollës së Blaçit.

©TVOPOJA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...