Më shumë pikë për Universitetin e Prishtinës në “Times Higher Education”

- Advertisement -

Në renditjen për vitin 2025, “Times Higher Education”,  platforma britanike për përsosmëri në arsimin e lartë, konstatoi përmirësim të mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës në raport me vitin e kaluar.

- paragrafi 1 -

Universiteti i Prishtinës, i ranguar vetëm për herën e dytë në këtë platformë, mori më shumë pikë edhe për mjedisin kërkimor, kualitetin e hulumtimeve dhe ndikimin që institucioni ka në industrinë e vendit.

- Advertisement -

“Times Higher Education” sivjet vlerësoi mbi 2000 institucione të arsimit të lartë nga 115 shtete, ndërsa në faqen ku jepet performanca e Universitetit të Prishtinës, përshkruhet edhe kryeqyteti i Kosovës për jetën e gjallë dhe atmosferën mikpritëse.

Universiteti i Prishtinës hyri në vitin 2024 në mesin e universiteteve që vlerësohen në mënyrë rigoroze për përsosmëri në arsim të lartë, kërkim shkencor dhe inovacion nga „Times Higher Education” që nga viti 2004.

- Advertisement -

Ky universitet është pjesë e renditjes edhe të organizatës „Webometrics”, një organizate që rangon 32 mijë institucione të arsimit të lartë nëpër botë.

Universiteti i Prishtinës është më së larti i pozicionuar në raport me  universitetet tjera të hapësirave shqiptare.

Vetëm në dy vjetët e fundit Universiteti i Prishtinës u ngrit në rangimin e Webometrics-it për 420 pozita”.