Më shumë mësues ndihmës në shkolla, arsimtarët rrëfejnë vështirësitë me fëmijët me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Mësuesit ndihmës janë kthyer në një nga hallkat më të domosdoshme të shkollave në vend. “Ky profesion, përtej detyrës së përditshme, është edhe një mision fisnik”, thotë mësuesja Loreta Nika, e cila prej katër vitesh i shërben arsimit special në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet.

- paragrafi 1 -

“Janë future si pjesë e arsimit duke parë nevojat. Edhe une si mësuese në një klasë duke parë nevojën që ky fëmijë ka nevojë për një mbështetje të vecantë. Për një mësues normal kjo ishte një pjesë e vështirë. Ne cdo temë mësimore duhet patjetër ta paramendojmë e ta thjeshtësojmë në varësi të nevojave që ka fëmija, secili fëmijë ka specifikat e veta që I ka individuale”, tha Loreta Nika.

- Advertisement -

Për të vështirësitë janë nga më të ndryshmet, por dëshira për të ndihmuar këta fëmijë, është ajo që e ka shtyrë drejt këtij profesioni të veçantë.

“Unë në fakt bëra një master për të. Që të isha më e plotësuar vetë. Që të njihja në një klasë normale dhe fëmijën që ka nevojë për këtë mbështetje ose dhe t’ja ofroja një mbështetje të tillë. Dolën mësuesit ndihmës e pastaj zgjodha të bëj këtë.

Ka raste kur arrijmë rezultate shumë të mira dhe themi sa mirë që jemi këtu për ti ndihmuar. Është gjë shumë e mirë dhe të jep një kënaqësi të veçantë”, shtoi Nika.

- Advertisement -

Mësuesja apelon për më shumë përfshirje të këtyre fëmijëve në arsimin gjithëpërfshirës, si një domosdoshmëri për t’i ndihmuar të ambientohen dhe të përshtaten me komunitetin ku rriten.

“Fëmijët të cilët janë identifikuar nga pjesa e komisionit, edhe vetë prindërit ka raste që komisioni apo shkolla ia ka referuar që fëmija ka nevojë për një mësues ndihmës. Ka raste duhet ta pranojmë që dhe prindërit ose disa nga prindërit nuk e pranojnë këtë.

Unë mendojn se është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fëmijën për ecurinë e fëmijës. Nuk është se fëmijën ti po e identifikon ti fëmijën po e ndihmon. Le ta shikojnë si ndihmë këtë pjesë”, tha ajo.

Numri i mësuesve ndihmës në vend është në rritje.Aktualisht 2.260 mësues ndihmës mbështesin nxënësit me aftësi të veçanta përmes planeve të personalizuara./vizionplus.tv