E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Më shumë maturantë ngelës në Matematikë

- Advertisement1-

Pandemia ka ndikuar edhe në formimin arsimor të nxënësve në Shqipëri.

E teksa këtë vit vetëm 4 maturantë morën 10 absolute, dy më shumë se vjet, në provimin e Gjuhës Shqipe dhe letërsisë në Shqipëri, nga afro 33 mijë në total, ajo që vihet re këtë vit është numri i lartë i nxënësve ngelës kryesisht në lëndët shkencore.

- Advertisement -

“Duke u bazuar tek rezultatet që janë publike nëse do shohim raportet e bitit të kaluar dhe notat e maturantëve këtë vit, duket që ka një ulje të rezultatet. Kur flasim për 10 absolute me një dy gabime ka një ulje. Nëse vjet kishim 18 dhjeta vjet, sivjet ka ardhur ne ulje. Kemi një rënie të rezultateve me 25 %. P.sh në Gjuhë Shqipe, numri i këtyre notave, Matematika ka rënie me 18 %”.

Por cilat janë faktorët e këtij niveli të ulët të nxënësve.

“Prej 5 vitesh kemi një trend te uljes së regjistrimit të nxënësve në maturë, por kjo vjen që nga ulja e numrit të regjistrimit tek ciklet e para. Ne kemi ndryshuar kurrikulat, por duhet të shikojmë a kemi ndryshuar edhe mënyrën si japim mësim. Ne kemi nxënës që mësojnë përmendësh. Këta maturantë që dhanë maturën këtë vit u gjendën në pandemi vitin e parë dhe ka ndikim sepse testi bëhet me tre vite”.

Prej dy vitesh procesi arsimor në Shqipëri u krye më së shumti online, kryesisht në zonat e cilësuar të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të prekur me Covid, vetëm këtë vit nxënësit u ulën me kohë të plotë në bankat e shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...