Me shqiponjën në duar, Sara Ara feston diplomimin në zemër të Brukselit

- Advertisement -

Në zemër të Brukselit, studentja shqiptare Sara Ara ka përmbyllur me sukses studimet master në Shkencat e Menaxhimit në një nga universitetet më të njohura të Belgjikës, në “Université Libre de Bruxelles” (ULB), në kuadër të Solvay Brussels School of Economics and Management.

- paragrafi 1 -

Sara u diplomua me vlerësim “me dallim” (avec distinction), duke dëshmuar përkushtim të lartë akademik dhe profesional.

- Advertisement -

Ceremonia e diplomimit u mbajt në kampusin qendror të universitetit, ku ajo festoi këtë arritje të rëndësishme me simbolin e shqiponjës në duar, si shenjë krenarie për rrënjët e saj shqiptare.

- Advertisement -

Ky sukses shënon një tjetër shembull frymëzues të rinisë shqiptare në diasporë, që po lë gjurmë në fushën e arsimit dhe ekonomisë ndërkombëtare. /Albinfo.ch