E diel, 19 Janar, 2025

Me një fëmijë në krah dhe nënë e vetme, 24 vjeçarja diplomon në Universitetin e Harvardit

- Advertisement1-

Nuk ka shumë fëmijë një vjeçar që mund të thonë se kanë marrë pjesë në një ceremoni diplomimi.

Por, Evelina e vogël, e veshur me rrobat e studentëve, u bë pjesë e kësaj ceremonie së bashku me nënën e saj, sepse në fund të fundit edhe ajo kishte ndjekur një pjesë të ligjëratave.

- Advertisement -

Briana Williams, 24 vjeçarja nga Atlanta, po rrezatonte gëzim derisa pranonte diplomën për përfundimin e studimeve të jurisprudencës pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Hardvarit.

“Të them se viti i fundit i studimeve, me një foshnjë të porsalindur ka qenë sfidë për mua, është shumë pak.” – thotë Briana derisa kujton se si kishte marrë foshnjën me vete, e ndonjëherë e kishte lënë të flinte në zyrën e dekanit, përderisa ajo ndiqte ligjëratat.

Në prill, pikërisht gjatë kohës së provimeve finale unë linda vajzën time. Menjëherë pas asaj m’u desht të përgatitem për provimin e radhës.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se në moshën 24 vjeçe, dhe si nënë e vetme, do të arrija të përmbushja një nga sfidat më të mëdha intelektuale të jetës sime.” – thotë Briana. “Vajza ime më ka dhënë guxim dhe kurajo, dhe për të shpresoj të bëhem shembull.” – shton ajo.

Menjëherë pas diplomimit, Briana do të fillojë të punojë në një nga kompanitë më të mëdha në Los Angeles./ KultPlus.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...