Më në fund një emision shqiptar për fëmijë

- Advertisement -

Emisionet për fëmijë ç’është e vërteta nuk janë të shumta në numër. Përveç emisioneve të talenteve, emisionet edukuese pothuajse kishin dalë nga “moda”.

- paragrafi 1 -

Por më në fund, një program mjaft interesant dhe të veçantë për fëmijët e sjell Bledi Strakosha.

- Advertisement -

“Miku im më i mirë” është titulli i programit i cili konsiston në edukimin e fëmijëve rreth kafshëve. Emisioni është argëtues dhe informativ njëkohësisht ku mendja e çdo kureshtari do të nxisë pyetje të reja. Përgjigjet sigurisht që do t’i gjeni në të gjitha puntatat e emisionit.

Përveçse një emision për fëmijë është po aq edhe për të rriturit. Ndaj, çdo të premte në orën 16:30, televizori juaj duhet të jetë në kanalin e TVSH-së, duke rikthyer kështu traditën e emisioneve që sot ngjallin nostalgji.

Faleminderit Bledi Strakosha që mendon për fëmijët tanë!