E martë, 3 Dhjetor, 2024

MË NË FUND: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit e komunës së Vitisë

- Advertisement1-

Pas nëntë dite pritjeje, punonjësit arsimor të komunës së Vitisë, sot pritet ti marrin pagat e muajit shtator.

Komuna e Vitisë në njoftim thotë se kjo vonesë vije si pasojë e mos ekzekutimit të pagave nga ana e Ministrisë së Financave dhe reflektimit të komunës së Vitisë dy ditë më parë që i hapi rrugë ekzekutimit.

- Advertisement -

“Kryetari I komunës Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti dhe ajo e Financave Milihate Ajeti, kanë theksuar se njoftojmë opinionin dhe gjithë sektorin e arsimit qe sot ma ne fund përfundoj stërzgjatja e ekzekutimit te pagave për punëtorët e sektorit të arsimit pas një përpjekje disa ditore te Qeverisë komunale bashkë me sektorët profesional te thesarit dhe buxhetit ne MEF-in”, thuhet në njoftim.

Kryetari Haliti, u shpreh se shpreson që mos ekzekutimi i pagave me kohë të mos përsëritet duke u bazuar se kryetarët e komunave kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim të përbashkët me kryeministrin dhe ministrin e financave të Republikës së Kosovës, ku në veçanti është folur për çështjen e kontratës kolektive dhe reperkusionet financiare si derivat i saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj takohet me Nagavcin, s’ka rezultat

SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar...

Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë

Kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre....

Nga Kriger Ramaja: Kërkesa të bëra nga SBASHK-u në kohë të gabuar

Kërkesa të bëra nga SBASH-u ne kohe të gabuar! 1. Duam nënshkrimin e Kontratës Kolektive, 2....

“Për aftësinë e kufizuar dhe rolin e mësuesit ndihmës në shkolla” nga Fiqiri Çifliku

Dita e Aftësisë së Kufizuar na kujton progresin e Shqipërisë me mbi 2000 mësues...