E diel, 19 Janar, 2025

“Më ndaluan të vija në ‘T’ka mami yll’”, mamaja e Aronit flet për vëllezërit fanatikë

- Advertisement1-

Profesor Albi Nako paralajmëroi gjatë javës në provat e “T’ka mami yll” se disa konkurrentë të rinj do të bëhen pjesë e spektalit. Edhe mesa duket ky moment erdhi.


Konkurenti i pari që po kandidon për t’u bërë pjesë e Dance Reality Show është Aroni, i cili ndryshe nga të tjerët ka zgjedhur ta prezantojë vetë mamanë e tij. Ai tregoi se mezi ia ka mbushur mendjen të ëmës për t’u bërë pjesë e këtij spektakli, por më fund ia arriti qëllimit.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, mamaja e Aronit shpjegoi se ajo ka pasur kundër vëllezërit e saj për t’u bërë pjesë e “T’ka mami yll”, pasi ata konfirmuan fillimisht vetëm prezencën e djalit dhe jo të saj.

“E vërteta është se Aronit nuk doja t’ia çoja dëm mundin dhe djersën, edhe vendosa që të vijë pas disa problemesh të vogla. Vëllezërit e mi nuk ishin shumë për të ardhur unë këtu. Thjesht, nga që kujdesen si vëllezërit bëjnë për motrën, e ruajnë si diçka të qelqtë dhe ishte pak e vështirë.

Neve na ka vdekur babai dhe na ka lënë të vegjël dhe jam rritur nga një nënë heroinë dhe nga xhaxhai ndjesë pastë, nga një familje e madhe, që të gjithë fëmijët duan njëri-tjetrin, po ne kemi një dashuri pak më shumë se të tjerët,” u shpreh mamaja e Aronit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...