Më mirë vonë se kurrë: Profesorët e Juridikut në Universitetin e Mitrovicës do të mësojnë anglishten në kursin që mëson fëmijët

- Advertisement -

Besoni ose jo! Universiteti i Mitrovicës, e më saktësisht Fakulteti Juridik i këtij institucioni të lartë arsimor, ka arritur një “marrëveshje historike” me një qendër gjuhësore që zakonisht mëson fëmijë nga mosha 5 deri në 15 vjeç.

- paragrafi 1 -

Po, e lexuat mirë. “London English School”, një institucion që zakonisht pret nxënës me çanta shumëngjyrëshe dhe lapsa me personazhe vizatimorë, tashmë do të ketë përballë profesorë dhe asistentë universitarë, të cilët, mesa duket, ende janë në përpjekje për të kuptuar se çfarë është “Present Perfect” apo “Passive Voice”.

- Advertisement -

E gjithë kjo është kur gjuha angleze sot është bërë pjesë e zakonshme e përditshmërisë për shumicën e qytetarëve – bile edhe në videot në TikTok – ndërkohë që në Fakultetin Juridik të UIBM-së kanë menduar se është koha për ta kapur trenin e globalizimit… duke filluar nga “ABC-ja”.

Ironia bëhet edhe më e bukur kur vetë Universiteti e promovon këtë marrëveshje si një sukses madhor institucional, me tituj pompozë:

“Fakulteti Juridik i UIBM dhe ‘London English School’ nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit”

- Advertisement -

Në një ceremoni serioze, ku morën pjesë dekani, prodekani, një profesoreshë dhe dy përfaqësuese të shkollës, u zhvillua një takim pune me qëllim “përmirësimin e njohurive të gjuhës angleze për stafin akademik”.

Dhe për të mos u mjaftuar me një gjuhë të huaj, në marrëveshje është përfshirë edhe një trajnim në fushën e teknologjisë informative – ndoshta për të shpjeguar si hapet një PowerPoint apo si dërgohet një e-mail pa përfshirë gjithë stafin ndihmës. / Marrë nga Jepi Zë