E mërkurë, 22 Janar, 2025

Me mesataren 9.98 në maturë, ekselenti zgjedh të studiojë në Gjermani

- Advertisement1-

18 vjeçari Mario Popa është nxënësi me rezultatet më të larta në të gjithë vendin për maturën shtetërore 2021-2022.

Në Shqipëri drita jeshile i është hapur në të gjitha degët që ka në preferencë, por ka vendosur të largohet në Gjermani për të studiuar dhe jetuar.

- Advertisement -

“Jam renditur gjithashtu i pari në të gjithë këto preferenca, ndër to edhe dega e mjekësisë së përgjithshme, megjithatë kam vendosur të studioj në Gjermani, në Universitetin më të vjetër,” – tregoi ai për euronews.

Falë rezultateve të larta Mario është fitues i dhjetëra medaljeve.

“Normalisht që puna ime ka qenë e palodhur dhe sistematike. Kam marrë pjesë në shumë konkurse shkencore ku kam marrë dhe medalje,” – tha i riu.

Sot Mario ndjehet i emocionuar për largimin nga vendi dhe familja, por edhe i lumtur që ka fatin të realizojë ëndrrën e tij, ndonëse jashtë Shqipërie.

Si Mario janë të shumtë maturantët që zgjedhin të ikin nga Shqipëria. Për këtë vit 1/3 e maturantëve kanë zgjedhur opsionin për jashtë vendit në formularin A1. Ky numër ka ardhur në rritje vit pas viti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...