Me lot në sy, e moshuara tregon se si u martua në ortake kur ishte vetëm 15-vjeçe

- Advertisement -

Ishte vetëm 15-vjeçare kur zonja Hajrje u martua me bashkëshortin e saj, shumë më të vjetër në moshë e i cili kishte edhe një grua tjetër.


Zonja Hajrje u bë gruaja e dytë e bashkëshortit dhe është nënë e 9 fëmijëve, transmeton Reporteri.net.

- Advertisement -

Hajrija thotë se ka pasur shumë respekt për gruan e parë e bashkëshortit të saj, por ajo gjithashtu ka treguar se jeta e saj ka qenë mjaft e vështirë.

Ajo gjithashtu ka treguar se nuk ka ditur të gëzohet shumë kur lindi fëmijën e parë, djalin, pasi ishte shumë e re.

“Ndoshta është bajat me e thënë, por nuk kam ditur të gëzohem kur linda fëmijën e parë. Kur e kam përkundur djalin në vend se të thoja “nina nana”, kam thënë “lila lila vllau jem”, isha shumë e re, por njeriu po u mësojke”, tha zonja Hajrije.

- Advertisement -