Profesoresha universitare, Majlinda Bregasi thotë se me ligjin e ri pagat rriten për 200 euro, por kjo nuk mjafton, pasi siç pohon ajo Kurti u dashka të takohet me Rrahman Jasharin.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti është mirë të takohet me Jasharin dhe të marrë me vete edhe disa mësues që t’ia vizitojë edhe një herë situatën në një tabelë dhe me i tregu për dëmin që po i bëhet fëmijëve e mësimdhënësve.
Postimi i saj:
Me ligjin e ri pagat rriten për 200€, por kjo nuk mjafton. Kurti u dashka të takohet me Jasharin 🙈
Të kisha qenë Kurti e kisha taku, veç me ia vizatu në tabelë edhe një herë situatën. I kisha lyp me i marrë me vete edhe nja katër mësues të matematikës, dy të gjuhës shqipe që me u kuptu qartë e në fund edhe një edukator, me ia shpjegu dëmin që po u bëhet të gjitha palëve, fëmijë e mësues. Ndoshta në fund edhe ishin marrë vesh, por kam fort dyshime për këtë.
Pas Jasharit është një pistë e gjatë politike, ajo që arsimin e degdisi në këtë pikë, ajo që ia la Kurtit pataten e nxehtë në dorë. Edhe fëmijët e dinë tashmë pse nuk e duan këtë qeveri: s’po len me vjedh, hashiqare.
Mësuesi ka dinjitet, e hëngërt dreqi, e kjo nuk matet me 30€.
E ju që kënaqeni me këtë situatë vetëm tregoni bukurinë e mendjes suaj 🤷🏽♀️