E diel, 23 Shkurt, 2025

Me ligjin e ri, Edukimi Parafillor do të jetë i obliguar nga viti shkollor 2023-24

- Advertisement1-

Vetëm 19 për qind e fëmijëve të moshës 0 deri në 6 vjeç janë të përfshirë në edukimin e hershëm. Shkalla e ulët e përfshirjes së kësaj kategorie në edukimin e hershëm paraqet problem të madh për prindërit dhe për edukimin e mëtutjeshëm të fëmijëve.

Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se rritja e pjesëmarrjes është e ndërlikuar për shkak të kufizimeve infrastrukturore. Ata thonë se për këtë qëllim është e nevojshme që të investohet në të gjitha rajonet e vendit.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, vetëm 19 për qind e fëmijëve të moshës 0 deri në 6 vjeç janë të përfshirë në edukimin e hershëm. Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se ministria e ka prioritet edukimin e hershëm dhe shumë shpejt do të jetë gati Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

“Vetëm 19 për qind e fëmijëve 0 deri në 6 vjeç vijojnë edukimin në fëmijërinë e hershëm në Kosovë. Këto janë të dhëna që ne, si ministri i kemi. Kjo sigurisht është një shifër shumë e ulët e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, gjë që ne na bën të punojmë dhe reflektojmë shumë më tepër. Synimi i ministrisë është që të përfshihen të gjithë fëmijët pa përjashtim në edukimin e hershëm”, tha ajo.

Se shumë prindër po përballen me këtë problem, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën, Shqipe Bytyqi, nga fshati Arllat, Komuna e Drenasit. Ajo tha se në mungesë të institucioneve edukative arsimore po detyrohen që fëmijët t’i mbajnë në shtëpi.

“ Shumë problem është kjo çështje për nënat dhe fëmijët e sidomos për ne që jetojmë në zonat rurale se nuk kemi kopshte afër. Më të vërtetë është shumë e nevojshme që fëmijët të jenë në proces edukativ. Por për shkak të mungesës së kopshteve, po detyrohemi që fëmijët t’i mbajmë në shtëpi”, tha ajo.

E njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se edukimi në fëmijërinë e hershme është shumë i rëndësishëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në edukimin e tyre. Rinor Qehaja, nga Instituti “ Edguard” , i tha Radio Kosovës se Kosova ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rolin e edukimit në fëmijërinë e hershme.

“Rritja e përfshirjes në edukimin e hershëm është shumë e ndërlidhur me kufizimet në kapaciteteve infrastrukture dhe vetëdijesimin për rolin e edukimit në fëmijërinë e hershme. Shpresoj shumë se rritja e investimeve në rajone, përtej kryeqytetit, do të rrisë tutje pjesëmarrjen, tha ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa, ditë me parë Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është në diskutim publik. Me ligjin e ri, Edukimi Parafillor do të jetë i obliguar nga viti shkollor 2023-24.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...