Muaji qershor shënon edhe përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 për mijëra nxënës në Kosovë.
Sipas kalendarit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi mësimor do të mbyllet në data të ndryshme, varësisht nga niveli i shkollimit.
Nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta dhe 11-ta do ta përfundojnë mësimin më 5 qershor 2026.
Për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit nga klasa 1 deri në 8, viti shkollor do të përfundojë më 19 qershor 2026.

Gjatë muajit qershor, nxënësit do të kenë edhe një ditë pushimi zyrtar. Më 12 qershor 2026 shënohet Dita e Paqes, e cila sipas kalendarit shkollor është ditë pushimi.
Pas përfundimit të procesit mësimor, nxënësit do t’i drejtohen pushimeve verore, ndërsa për maturantët do të vazhdojnë procedurat që lidhen me provimin e maturës dhe regjistrimet universitare.