E shtunë, 23 Nëntor, 2024

‘Me fëmijët merret gruaja’. Kjo fjali dhe disa të tjera që baballarët nuk duhet t`i thonë

- Advertisement1-

Kësaj radhe këshillat e Lira Gjikës nuk iu drejtohen gjysheve, edukatorëve dhe as nënave, por baballarëve.


Babai është një nga figurat më të rëndësishme në jetën e fëmijës, por që shpeshherë e distancon veten, sidomos nëse është ai që punon dhe siguron të ardhurat në shtëpi, e nëse gruaja qëndron në shtëpi.

- Advertisement -

LIRA GJIKA
“’Me fëmijët merret gruaja, prandaj e kam lënë në shtëpi, nuk e nxjer as në punë’. Ose një shprehje tjetër ‘po ti je nëna’. Ky justifikim artikulohet, që nga politikanët e deri te tregtarët e vegjël. Babai nuk ka kohë, ai është i zënë me punë jashtë shtëpisë. Madje edhe kur burri është pa punë, nuk merret me fëmijët e tij, dhe jo pse nuk do, por sepse nuk di. Ai nuk di të sillet me fëmijën, pasi as nuk ka parë e as nuk e ka jetuar një gjë të tillë. Por kjo nuk do të thotë, që ai nuk duhet ta bëjë detyrën, përkundrazi. Gjithmonë e më shumë po shtohet numri i baballarëve, që përfshihen në jetën e fëmijëve, por ende vazhdon të mbizotërojë numri i baballarëve, që nuk e sheh detyrë të tij, përfshirjen me përgjegjësi në jetën dhe edukimin e fëmijës. Ata e duan shumë fëmijën e tyre, por nuk e njohin, i plotësojnë dëshirat, që ju duken atyre se janë dëshirat e fëmijës, por në të vërtetë janë dëshirat e munguara dhe të pajetuara të fëmijërisë së tyre. Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t`i bësh një dhomë, që prindit i duket e bukur. Kjo formë, që prindi zgjedh të ndërtojë me fëmijën, është formë komerciale. Është sikur bën një kontratë ‘Unë po të blej sendet, ti më lër rehat’. Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kontraktuale. Marrëdhënia prind-fëmijë, baba-fëmijë është marrëdhenie themel e njeriut me njeriun nëpërmjet vetëdijes, ku sendet kanë vlerën minimale.

Të duash fëmijën, do të thotë të jesh aty kur e hedh hapin e parë, ku fëmija, si Atlasi, mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz dhe i duhet të lëvizë këmbët, që të shkojë përpara. Është një fuqi gjigante, që i vogli i njeriut vë në lëvizje, për të hedhur hapat e para; për të mos folur pastaj për dhjetëfishin tjetër të energjisë, që i duhet për të artikuluar fjalën. Do ishte mirë, që në këto çaste të ishte pranë tij babai, ta inkurajonte dhe të krenohej me të. Jo më kot të gjithë popujt, në të njëjtën kohë, pa lidhje me njëri-tjetrin, krijuan të njëjtën shprehje :’Nëna më mëkoi, Babai më mësoi!’. Figura e babait është një figurë po aq e rëndësishmë dhe qendrore sa dhe ajo e nënës”, shkruan pediatria Lira Gjika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...