Nxënësit e klasës V/1 të shkollës “Thimi Mitko” kanë shënuar përfundimin e ciklit të ulët të arsimit me një program artistik të organizuar në atmosferë festive dhe emocionale.
Aktiviteti u pasurua me këngë, valle, recitale dhe pika të tjera artistike, të përgatitura nga nxënësit me përkushtim, duke kurorëzuar kështu pesë vitet e para të rrugëtimit të tyre shkollor.
Sipas shkollës, kjo klasë veçohet edhe për faktin se një numër i konsiderueshëm i prindërve të nxënësve janë pjesë e komunitetit arsimor, gjë që reflekton përkushtimin e familjeve ndaj edukimit dhe dijes.



Një nga momentet kryesore të programit ishte fjala e mësimdhënëses së gjuhës shqipe, Arba Aliu, e cila njëkohësisht është edhe prind i një nxënësi të kësaj klase. Ajo vlerësoi punën dhe angazhimin e mësueses kujdestare, Lumnije Bunjaku, si dhe rezultatet dhe kulturën e treguar nga nxënësit gjatë viteve të shkollimit.
Mbrëmja u karakterizua nga emocione, duartrokitje dhe momente mirënjohjeje, duke dëshmuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve. Me këtë aktivitet, nxënësit e klasës V/1 mbyllën një kapitull të rëndësishëm të arsimit fillor dhe nisën rrugëtimin drejt sfidave të reja në ciklin e lartë.