“Me emocion prisja të njihja mësuesen” – aktorja Elia Zaharia publikon foto nga dita e parë e shkollës

- Advertisement -

Sot në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor. Me këtë rast aktorja shqiptare, Ela Zaharia, ka uruar të  gjithë nxënësit me rastin e mësimit.

- paragrafi 1 -

Aktorja Zaharia është kthyer shumë kohë pas, dhe ka publikuar një foto nga dita e parë e shkollës, ku tregon se si me plot emocion priste të njihte mësuesen, shoqërinë dhe klasën e re.

- Advertisement -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fëmijët e brezit të saj visheshin njësoj, dhe siç thotë të varfër ndoshta, por nuk lakmonin njëri tjetrin, shkruan AlbanianEducation.net.

“Ishim brez qe e ndanim rriskën e bukës me njëri tjetrin. “Nëm një kaç” ishte fjalia që kumbonte në pushimin e drekës”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë: 

Gëzuar ditën e parë të shkollës! Me shumë nostalgji po ndaj me ju këtë fotografi nga dita ime e parë e shkollës, ku plot emocion prisja të njihja mësuesen time, shoqërinë dhe klasën e re.

Nuk do e harroj kurrë ndjesinë e asaj jake të bardhë të qëndisur me inicialet e mia, atleteve të reja me ngjitëse që mi kishin blerë prindërit te komshinjtë e katit të parë që u sillnin veshmbathje nga jashtë, çantën e shkollës që e kisha porositur ngjyrë qumështi, dhe mbi të gjitha, emocionin me të cilin e prisja atë fillim të ri.

Atë ditë u ula për herë të parë në bankat e vogla të shkollës 4 Dëshmorët, njoha zysh Vera Pezën, që e desha aq shumë dhe e kujtoj me shumë mall. Sa herë e kam takuar më vonë në jetë i jam strukur në kraharor si atëherë…

Atë ditë njoha shoqet e mia të para, Ildën, Stelën dhe Flonjën. Ne u bëme të pandara dhe çdo ditë në klasë ishte një aventurë!

Ne ishim brez i rritur me çelës në qafë, shkonim e ktheheshim vetë, pa frikëra, ishim brez i veshur njësoj, të varfër ndoshta, por nuk lakmonim njëri tjetrin, ishim brez qe e ndanim rriskën e bukës me njëri tjetrin. “Nëm një kaç” ishte fjalia që kumbonte në pushimin e drekës.

Sot shumë prej nesh janë bërë prindër, ndoshta shumë gjera nga ajo kohë edhe i kemi harruar, të gjithë kujdesemi me aq sa mundemi që fëmijëve tanë të mos u mungojë asgjë…por lumturia nuk blihet miq, lumturia është koha e shpenzuar me ndjenja të vërteta, miqësi të sinqerta.

Fëmijë të dashur, gëzojeni këtë moshë të mrekullueshme! Gëzojuni dijes, librit, dhe duajeni njëri tjetrin fort, se miqësitë e fëmijërisë do të mbeten thesari më i vyer në kujtimet tuaja! 🤍